>
BIOSHQIP

KAS, Kosovari Nga Norvegjia Xhiron Videoklipin Ne Paris

22-12-2011
Shkrimi i gazetes norvegjeze “SB” ne faqen e internetit per Kastriot «KAS» Preteni ,dhe pasyqimi i ti si nje talent i muzikes ne zhanrin ”Hip Hop” na beri qe te kontaktojm dhe te zhvillojm nje intervistë per kosovalbaner. Kastrioti i lindur ne vitin 1992 ne Skandianvi me prejardhje nga Mitrovica me knaqesi pranoi te flet per Kosovalbaner. “Me muzikë merrem qe nga mosha 9 vjecare. Video klipin e kenges “Imma Get My Piece”e kam bere ne Paris duke marr parash se Parisi me pelqen shumë.Jam shumë i lumtur me punen dhe realizimin e keti video klipi por edhe jehonen qe ju ka dhënë ketu ne Norvegji,ndoshta edhe vet titulli i kenges tregon se jam optimist qe ‘Do te arrij qellimin’ sepse deshira ime ka qenë gjithmon te bej diqka te madhe.Për me u realizuar kjo sigurisht qe eshte desht punë dhe perkushtim prandaj i falenderoj prinderit dhe vllezerit qe me kan dalur ne perkrahje.”tha Kastioti per Kosovalbaner Edhe pse i lindur dhe rritur ne Skandinavi ai ishte i lidhur shumë me vendlindjen kete e konfirmoi edhe nepermes te komunikimit me shqipen e ti te rrjedhshme dhe te paster. “E vizitoj Kosoven sa here kam mundesi por se paku njehere ne vit dhe ndihem shumë mirë me farefisin dhe me rinin e Kosoves. Me pelqen shumë jeta atje si cdo te riu tjeter ,sepse atje është shumë jetë e gjall” tha Kastrioti per Kosovalbaner. Ne fund ai pershendeti te gjithë vizitoret e Kosovalbaner,te gjithë shqiptaret ku do qe janë dhe ju uroi vitin e ri 2012 me shpresë qe do te realizohen deshirat e shqiptarëve ku do qe janë.
(Kosovalbaner)

KAS, Kosovari Nga Norvegjia Xhiron Videoklipin Ne Paris