TEKSTESHQIP

Këngë Shkodrane
Drandofille Me Shumë Erë
Lyrics

I: Drandofille me shumë erë
Gjithfarë gonxhesh rrin tuj qitë. :I
I: Mashallah moj se k’saj herë
Oh sa kenke rritë! :I
Drandofille, gonxhe e re
Topçe lulen ke shpërthy’
Po çka ke moj qi m’je zbeh
N’zemër e mban n’dry?
Gonxhet tueja t’kanë rrethu’
E rreth tejet t’janë shpërnda.
Hije t’bukur moj ke l’shu’
Si ty shoqe s’ka.!