TEKSTESHQIP

Këngë Shkodrane
Shegë E Amël, Shegë E Butë
Lyrics

I: Shegë e amël, shegë e butë
Më shkoj vera pa t’këputë! :I
Shegë e amël, shegë Ulqini
Nuk të ndrroj për tur florini!
Shegë e amël, shegë Tivari
Nuk të ndrroj për sytë e ballit!
Shegë e amël, moj shegë e amël
Paske pas njat zemër t’amël!
Zemër t’amël o si sheqeri
Hajde t’rrimë ku rrin skyfteri!
Rrin skyfteri njato rranxa
Hajde t’shkojmë ku rrin fëllanxa!
Shegë e amël, ku je shej-e?
Se me ty moj du’ me ndej-e!
Shegë e amël, ku je rrit-e?
Se me ty do t’shkoj të rit-e!
Shegë e amël, ku je pjekë?
Se me ty moj du’ me vdekë!