TEKSTESHQIP

Këngë Shkodrane
Ma Ke Gishtin Për Unazë
Lyrics

I: - Oh ma ke gishtin, vash-o për unazë! :I
Oh ma ke gishtin, vash-o për unazë!
- Qe besa djal-o, për unazë e kam-e
Qe besa djal-o, nana mi ka fale-e
Qe besa djal-o, nana mi ka fale-e

Ref.:
- O hiqmu sherr o prej meje
Se mi lu’jte mend’t-o prej kreje!
- Oh, mi ke faqet vasho kuq si molla!
Oh, mi ke faqet vasho kuq si molla!
- Qe besa djal-o kuq si molla i kam-e!
Qe besa djal-o nana mi ka ba-e
Po more djalo kuq si molla i kam-e

Ref.:
- O hiqmu sherr o prej meje
Se mi lu’jte mend’t-o prej kreje!

- O ma ke synin bash-o rrush të zi-e!
- O ma ke synin bash-o rrush të zi-e!
- Qe besa djal-o, fort mi ke lakmi-e
-Qe besa djal-o, nana mi ka ba e
-Po besa djal-o,rrush te zi i kam-e
Ooo...
hiqmu sherr o prej meje
Se mi lu’jte mend’t-o prej kreje!