TEKSTESHQIP

Këngë Shkodrane
Bash Zemanit Të Lezetit
Lyrics

Bash zemanit të lezetit
M’u fillu’ nji koll i lehtë.
I: - Ku e mora Zot iletin
Mos me rrnue njimijë vjet? :I
Gajret bana e u mundova
Mos me i shti vedit siklet.
Deri n’Trieshtë me shokun shkova
Dhe për mu’ heqim s’u gjet.
I papasun me shumë halle
Kur jam le e kur jam rritë.
Kur m’gjet mu kjo dergjë e madhe
Me maru’ sot e n’këtë ditë.
Oh, po vdes more doktor
A t’rri këtu, a t’shkoj te shpia?
A kam jetë a jam për vorr?
Se për t’gjallë po m’qan shtëpia
Kur të bij kumona e madhe
Delni shokë se unë kam vdekë!
Tash vjen nana e mi kjan hallet
Ajo e din se çka kam hjekë.
Arkivol shirita arit
Rreth e rreth lule mavi.
Jalla u shofsh, mori fusha e Rrmajit!
Që na i kalbe djemt e ri.