TEKSTESHQIP

Këngë Shkodrane
Kah Mendoj Se Vjen Pranvera
Lyrics

I: Kah mendoj se vjen pranvera
Gjithçka vjen tuj u gëzu’. :I
I: Shokë e shoqe si përhera
Nisin valle me këndu’. :I
I: Vallen-e aman me këndu’ :I
Gjithçka pra na u gazmue
Ah! sa i bukur ky behar.
Rrin bylbyli tuj këndue
Veshë me pupla, shkru’ me ar.
Shkru’ me ar, aman shkru’ me ar.
Çohem herët në mëngjes
Dal n’dritare me shikjue.
Drandofillet mbushë me vesë
Ndij bylbylin tuj këndu’.
Bylbylin, aman tuj këndu’