TEKSTESHQIP

Këngë Shkodrane
Si S’ja Dika Kush Marakut
Lyrics

Po xa fillet me u ankue,
hallet e ashikut t’ngratë,
kur ban mendja me u harrue,
s’gjindet kush qi ban hajratë.

Si s’ia dika kush marakut,
kenka hall për ashikri,
deri gurt e këtij sokakut,
m’i bajnë rreze syve t’mi.

Marifet kenka m’u dashtë,
askërkush mos me dijtë gja,
kur bahen dy zemra bashkë,
gja ma mirë nuk a n’dynja.

S’asht haxhet me ta diftue,
se ta marr e zeza mende
Këta qerpikët e syve tu’,
janë melhem për zemren teme.

Kur çaçë bri shpis’ sate,
thaç’ o zot, këtu kush do t’rrin,
si sahati zemra m’rrahte,
kur të pashë, moj bukuri.

Diçka due me t’pëvetë,
a ke dhimë ndopak për mue,
shum’ belat’ për ty kam hjekë,
tash po m’bijnë me i provue.