Më mbaj mend (për 1 muaj)

Tema: Poezi Për Atdheun


Diku Nëpër Botë

Edhe sot dita kaloi ofshamë e psherëtime
Edhe sot malli djegu telat e zemrës sime
Edhe sot nata u errësua bri hënës
Edhe sot era më solli aromën e nënës
Edhe sot rrugët e mbushura plot
Ca kthehen, ca shkojnë, të mallëngjyer në lot..
Edhe sot gurbeti n’a treti në djersë,
Shpirtin, e zemrën të copëtuar në pjesë
Mall, dashuri, lodhje e mundim,
Ahh… të gjitha t’i sillka ky mërgim…
Edhe sot, rruga e gjatë, e stërngarkuar
Për të mbërri te nëna që m’pret e gëzuar
Edhe sot, përfundoi ky rrugëtim
Pa arrit në pragun e vendit tim…
Edhe sot nëna po kqyr kah dera,
Do m’vijë djali siç erdhi vera…
Edhe sot po pret me padurim
Do mbaj në prehër nipin tim
Motra po gëzohet se po i vje mbesa
Nënë e dytë veç tezja
Edhe sot familja po të presin o i mërguar,
Se shumë larg familjes, janë përmalluar
O bre veç edhe sot, dhuroni prej vetës
Se kurrë s’i dihet jetës,
Ndoshta nuk takohemi më dot,
E do mbesin peng i kujtimit të vetmit lot!

- Poezi nga Kaltrina Miftari


- U dërgua nga Rinam -


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  12


Komente 0