>
BIOSHQIP

Kaltrina Flet Ekskluzivisht: “Tristani Ma Ka Ndryshuar Botën”

11-07-2015
Kaltrina Selimi ka gati 1 muaj që ka publikuar videoklipin e saj të ri "Kohën me kthy", një këngë e cila e solli për herë të parë atë në zhanrin regge.

E ndërsa qëndroi disa ditë në Kosovë për promovimin e projektit ajo tashmë është kthyer në Londër tek bashkshorti i saj Dritoni dhe pret të kthehet sërish në gusht për të vazhduar me koncertet e sezoni veror. Kaltrina ka rrëfyer për teksteshqip.com disa nga më të rejat e saj. Ndaj dhe ju ftojmë të lexoni....



TeksteShqip: Kaltrina, keni qenë së fundmi disa ditë në Kosovë dhe tani jeni kthyer në Londër. Na tregoni pak si kaluat këtu dhe me çfarë po merreni aktualisht atje?

Kaltrina Selimi: Po,isha në Kosovë dhe qëndrova për 7 javë atje. Më kishte munguar shumë familja, shoqëria dhe Prishtina. Gjatë qendrimit tim në Kosovë jo vetëm që u ç'malla me familjen time por edhe punova për projektin që u lansua para pak javësh. Ndërsa për momentin në Londër po vazhdoj jetën rutinore si nënë e re, duke iu përkushtuar plotësisht Tristanit.

TeksteShqip: Keni publikuar edhe videoklipin tuaj më të ri "Kohën me kthy". Na flisni pak më shumë rreth projektit?

Kaltrina Selimi: Videoklipi "Kohën me kthy" është projekti im i fundit pas një viti pauzë që kisha bërë. Mendoj se si përfundim ka dalë një projekt i lezetshëm dhe i pëlqyeshëm nga publiku. Demon e këngës "Kohën me kthy" ma ka dërguar Genci gjatë kohës sa isha në Londër, e dëgjova më pëlqeu dhe vendosëm që ta vazhdojm si projektin tim të rradhës duke punu për tekstin me të cilin jam ndarë shumë e kënaqur dhe që e kam pëlqy me herën e parë kur e kam lexuar. Kështu që falenderimet i takojnë Genc Prelvukajt për muziken dhe tekstin dhe realizimin audio që e ka bërë me shumë përkushtim. Gjithashtu një falenderim i veçant shkon për ekipin e video-spotit "Urban Graphics" për punën e palodhshme dhe idetë e bukura që i dhanë njgyra shumë verore dhe e vizualizuan mrekullueshëm këngën. Dhe krejt në fund një falenderim i madh shkon për stilisten e garderobës së klipit "Dona Matoshi" që për një kohë rekord prej 5 ditësh ka stiluar komplet veshjet e videoklipit.



TeksteShqip: Në këtë klip shfaqen me risi, me një styling krejt ndryshe, e kujt ishte ideja dhe pse vendosi Kaltrina të vijë me këtë ndryshim?

Kaltrina Selimi: Filimisht stili i këngës ishte më ndryshe nga këngët e mija të kënduara më parë andaj edhe stylingu mendoj se duhej të ishte më ndryshe dhe këtë punë e bëmë në bashkëpunim me stilisten time Dona Matoshi dhe stilistët e flokëve dhe të grimit Kaci dhe Sellma. Unë mendoj se ndryshimet e vogla janë të mirëpritura për publikun ata çdo herë presin risi dhe nuk desha ti zhgënjej as kësaj here.

TeksteShqip: A do të ketë projekte të reja muzikore për këtë verë, dhe cilat do të jenë nëse mund të na i shpalosni?

Kaltrina Selimi: Nuk mund të premtoj asgjë konkretisht, sepse tash dihet që jam një nënë e re dhe kohën më të madhe po ma merr djali im. Mirëpo shpresoj se deri në fund të vitit do të ketë edhe ndonjë projekt.



TeksteShqip: Po koncertet sa do jeni aktive këtë verë? Kemi dëgjuar që keni startuar edhe me dasma? Përse Kaltrina në këtë rrymë?

Kaltrina Selimi: Patjeter se do të ketë edhe koncerte mirëpo jo si viteve të më hershme për shkak të djalit. Po është e vërtetë se kam startuar edhe nëpër dasma dhe ahengje të ndryshme, shkak ky sepse nëpër koncertet e mija këndoj shumicën e kohës live dhe muzikë popullore të përzgjedhur dhe kjo me ka shty të mendoj dhe mos ti refuzoj ftesat që njerëzit më bëjnë nëpër ahengjet e tyre familjare. Mund të them se është një gjë e bukur dhe privilegj, gjithashtu është përgjegjësi më e madhe të këndosh në një dasëm sepse dasma ndodh një herë në jetë.

TeksteShqip: Na fol pak për jetën private, dimë që Tristani ua ka ndryshuar botën? Na flisni pak si e kaloni ditën me të?

Kaltrina Selimi: Është e vërtetë se Tristani ma ka ndryshuar botën, më ka plotësuar shumë jetën. Unë tërë ditën deri në mbrëmje gati çdo herë jam vetëm me Trisatanin sepse Dritoni është në punë dhe djali po më bën që të mos mërzitem shumë sepse të rrish vetëm në një vend të huaj nuk është aq e lehtë, këtë e dinë vetë ata që e kanë provuar "gurbetin". Mirëpo falë zotit jam adaptuar mirë dhe po merrem gjithë kohës me Tristanin.

TeksteShqip: Po pushimet verore, ka vendosur Kaltrina se ku do ti kaloj këtë vit?

Kaltrina Selimi: Në fund të korrikut përsëri do jem në Kosovë për mbrëmjet dhe dasmat që i kam të rezervuara ndërsa për pushimet nuk kemi bërë ende ndonjë plan konkret, por, me siguri do gjejmë pak hapsirë dhe do shkojmë diku pak ditë.



TeksteShqip: Album muzikor keni menduar të realizoni?

Kaltrina Selimi: Jo, nuk e besoj se do realizoj një album muzikor, e di që të merr shumë kohë edhe shumë mund. Unë qe nga shfaqja ime në skenën muzikore kam startuar të punoj vetëm me single dhe mendoj se kam funksionuar mirë.

TeksteShqip: Pjesmarrja në festivale, a është në planet tuaja? Nuk ju kemi parë që nga "Ditlindja" e cila bëri bujë në "Kënga magjike 2009"?

Kaltrina Selimi: Festivalet i dua edhe më kanë tërhequr gjithmonë, jo që kam qenë shpesh pjesë e festivaleve por më pëlqejnë shumë. Këtë vit nuk besoj se do jem pjesë e ndonjë festivali por vitet e ardhshme besoj se po.



TeksteShqip: Baladat gjithashtu një pjesë e fortë e Kaltrinës. Kur do mund t'ju shohim përsëri me këtë zhanër?

Kaltrina Selimi: Është e vërtetë që baladat janë këngët që i dua dhe i këndoj me endje, shpresoj këtë fundvit të sjell një baladë të bukur.

(B.A/Teksteshqip.Com)

Kaltrina Flet Ekskluzivisht: “Tristani Ma Ka Ndryshuar Botën”