>
LETERSISHQIP

Lugati I Trishtimit

Edhe kur në pamje ndjehem tejet i lumtur,
Brenda në shpirt diçka e errët më mundon,
Dua ta largoj nga vetja ime, ku është strukur,...
Por hija e trishtimit brenda meje lodron...

Kur pi për qejf, me shokë, apo miq të tjerë,
Ai lugat me fjalë lajkatare shpirtin ma trazon,
Më thërret të dal, në dëshpërim të më shpjerë,
Por unë ia njoh grackën, për të cilën më kërkon.

Dhe rri ashtu mendueshëm e them me vete,
Përse vallë ndjenjat e mia trishtimit t’ia dorëzoj?!
Jam dhe unë njeri me shpirt e dëshira për qejfe,
Jetën larg mërzisë e trishtimit, me gaz ta jetoj...