>
LETERSISHQIP

Mos Më Le Të Digjem

U befasova kur rrufeshëm e hape të bëshmin gji,
Dhe para m’u shfaqën sisat e tua të bardha si borë.
Më the: - puthmi fort, m’i thith si një fëmijë,
Të ndjesh shijen e tyre dhe unë tënden siç e ëndërroj.

M’a puth fort gushën e bardhë të qëndisur,
Nuhatem si manushaqen e lëpimë hojet me mjaltë,
Të rënkoj me zë e ti brenda qënies time të shkrihesh,
Si një qiri i parfumuar e të humbasim në qiellin e shtatë.

Mos më le të digjem në llavën e vullkanit,
Që ka shpërthyer fuqishëm në tërë qënien time,
Puthmë pa pushim, puthmë e mos ju druaj mëkatit,
M’a shuaj zjarrin e ndezur se si një gjethe vjeshte dridhem.