>
LETERSISHQIP

Dil Moj Zemer Dil

Kohë kam që s'të shoh, malli më ka marrë,
Dil moj zemër dil e thuam dy fjalë.
Dil se m'u dogj xhani, për gushën e bardhë,
Buzën zjarr të ndezur, t’a puth si i marrë.

Hape synë e bukur e shikomë njëherë,
Si gonxhja kur çel, mëngjesit me vesë,
Bukur t’rrinë mbi supe, flokët e gështenjtë,
Vetullat harkuar, porsi dy qemerë.

Dil moj zemër dil, dil se më sjell beharë,
Lëndinat janë mbushur plot lule e bar,
Zogjtë në gëmusha bukur cicërrojnë,
Meloditë e tyre nën to ne na ftojnë.

Vër dorën mbi zemër e dëgjoja rënkimin,
Kërkon dashurinë, që t’i shprehë gëzimin.
Do të shuajë etjen, buzën që të lagë,
Në burimet mjaltë, në gjoksin e bardhë.

Hape gjinë e bardhë, t’a pi si fëmijë,
Që të shuaj etjen, me mjaltin e tijë,
Që të shuaj etjen, që nuk shuhet kurrë,
Të shkrihem me ty, që flakëron plot nur.