>
LETERSISHQIP

Portretin Tënd Qëndis

E bardhë si bora në bjeshkët e larta,
Si një trëndafil mëngjesi i lagur me vesë,
Me sytë e shkruar si liqenet ujëpastërta,
Me flokët e artë lëshuar si ujëvarë në pranverë.

Me plot të drejtë, do të quaj Zanë mali,
E freskët si fllad pranvere që më sjell aromë lulesh,
Mjelmë e bardhë që noton në liqenet ujëkristali,
Hyjneshë me bardhësi në trup, mbretëreshë bukurie.

Si një yll i qëndisur nga dora e një mjeshtri,
Në sytë e tu ka derdhur kaltërsinë e qiellit të pastër.
Buzëqeshja jote, shpërthyer si një rreze nga dielli mëngjesit,
E ëmbël si mjaltë trëndeline, trupi me butësinë e mëndafshit.

Më dehe me aromën tënde si një trëndafil erëmirë,
Më trazove thëngjijtë e mbuluar prej kohësh me hi,
I dëshiruar do mbetem të të puth gushën dhe sytë,
Të nuhas aromën e gjirit dhe trupin të ta qëndis me karafilë.

Mos më quaj "mëkatar" se nuk mund të jem i tillë,
se "mëkati" i shpirtit e ka emrin dashuri...