TEKSTI ORIGJINAL

Thonë se nuk jetohet nga dashuria
por nuk jetohet as pa dashuri
shpirti lëndohet nga vetmia
zemra shtegton kerkon shoqëri

Fjalë dashurie nga poet të lashtë
të tjerëve u këndoj çdo natë
veç asaj që deshta kur është dashtë
asnjë fjalë nuk gjeta si për inat

Krejt mbrapsht mbrapsht po më shkon jeta
ditën fle e natën rri
mbrapsht, humba e u treta
nuk mundem të jetoj pa dashuri

Krejt mbrapsht, mbrapsht po më shkon jeta
fshehem nga dielli e dal në shi
mbrapsht humba e u treta
nuk mundem të jetoj pa dashuri

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024