TEKSTI ORIGJINAL

Perenduar, fundosem me diellin
dritheruar, nga prekja - magji
ne parajse u gjenda papritur
parajsa ime - ti!

enderroja nje bote pa mekate
i perhumbur ne puthje pa fund
erresira, tundimet e saj
i çonte, s'di se ku...

çmenduri e shpirtit tim
çmenduria ime e perjetshme
ku jeton, s'e di
me stuhi e paqe brenda meje
kudo te shkosh ne pafundesi, jam ti...

çmenduri e fatit tim
çmenduria ime e perjetshme
ku jeton, s'e di
po kam zjarrin tend une brenda vetes
dhe kur te vdes une prape jetoj tek ti

parfumuar me kripen e detit
i praruar nga drita hyjnish
mblidhen engjejt, çuditur mbi supe
mbi supe engjell - ti

dashurova, pa dashur njeri
i penduar, si kurre tani
jeta ime, ti falmi fajet
falmi fajet, jam njeri
njeri...

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024