TEKSTI ORIGJINAL

Cdo dite qe zbardh
Une penen marr,
Shkruaj dashuro ne shpirt
Se nga dashuria erdhem ne kete bote dhe ne
Sot e shoh ne mjegull
...ne re
sot e ndiej te strukur larg
dua t’i bej strehe

Ne syte e endrres
Ylber i shpreses
Vjen e me zbulon kaltersine

Si vjen rrotull Toka
Perreth diellit rrezear
Edhe ne rreth miresise
Te marrim drite prej saj

Vjen si klithme zemre
Mos urre ne jete
Larg nga ne urrejtje,
...te urrej...

Vjen deshire zemre
Dashuro ne jete
Sa m’u lodh kjo fjale
...ky shpirt…

Nese nje cast
Troket nga larg
Nje kujtim qe thote:
...Urre!
Varken e harreses
Merre ti dhe larg lundro
Vala ia nis kenges
...harro

Ne fund te detit
Gremis urrejtjen
Qe as varr mos te kete
Ne kete jete
Ne fjalor te zemres
Te mos jete urrejtja fjale
Dua gdhendur te lexoj
Dashuro dhe fal

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024