TEKSTI ORIGJINAL

Jalla dola n'bahce
me hjek pak merzi
oh m'ka marre malli moj zemer
vec me t'pa me sy (2)

Lule trendafile
emnin ty ta thon
se je ma e bukra moj zemer
ne mahallen tone

Luj moj qike moj lulja e pridhit
ja ke marre zanin bilbilit (2)
E luj moj qike moj freskja e lumit
ja ke marre moj gushen pllumit(2)

Luj moj qike moj kanga e malit
ja ke marre moj zemren djalit(2)
E hajt moj qike moj dile te dera
se pa ty moj s'qel pranvera. (2)

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024