TEKSTI ORIGJINAL

Edona:
Sa herë përmendet emri yt
Në mua ngjallesh ti
Si duket s’të kam harruar
Dhe më vjen çudi
S’e di çka ka të re tek ti
Një tjetër a e ke gjetë
A po ke mbetur si ke qenè
Me zemër të sinqertë

Miloti:
As tash që s’jemi bashkë
Nuk po mundem ta pranoj
Që zërin tënd kur zgjohem
S’e ndegjoj

Bashkë (REF. 2x):
Ku do që shkoj, për ty po flas
Për dashurinë, që e lamë pas
Ku do që shkoj, t’kërkoj unë ty
Me shpresè se ti do të jesh aty

Edona:
Sa herë përmendet emri yt
U shumè vështirë e kam
S’mund të jetoj asnjë minut
Nëse pranè teje s’jam
S’e di çka ka të re tek ti
Një tjetër a e ke gjetë
A por ke mbetur si ke qenè
Me zemër të sinqertë

Miloti:
As tash që s’jemi bashkë
Nuk po mundem t’a pranoj
Që zërin tënd kur zgjohem
S’e ndegjoj

Bashkë (REF. 3x):
Ku do që shkoj, për ty po flas
Për dashurinë, që e lamë pas
Ku do që shkoj, t’kërkoj unë ty
Me shpresè se ti do të jesh aty

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024