TEKSTI ORIGJINAL

Dikur kishe dashuri më shumë
Më dëgjoje veç çka thosha unë
Më përcillje gati në çdo hap
Nga një dëshirë ma plotësoje për çdo natë

***
Nuk e di se çka po ndodh më ty
Në zemrën tënde kush ka hy
O kush ka hy

Reef
Kush po të pëlqen
Kush e zuri vendin tem
Vendin tem nuk e zë dot
Asnjeri në botë
Kush po të pëlqen
Kush e zuri vendin tem
Do t’ja bëj që përsëri
Të më kthehesh ti

II
Fati gjithmonë nuk do të buzëqeshë
Jam e bindur si unë s’do të gjesh
Pse gabova dikur në fillim
Kjo s’do të thotë se nuk je në shpirtin tim

***
Nuk e di se çka po ndodh më ty
Në zemrën tënde kush ka hy
O kush ka hy

Reef

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024