TEKSTI ORIGJINAL

Ti kërkon një fjalë prej meje
Fjalen s’ta jap
Ti kërkon të jap një puthje
Por e ke të kotë

Pse kërkon, pse kërkon
Kush mundohet, e fiton

Do ta hapësh zemrën time
Çelësin s’e gjen dot
Ti kërkon të jem e jotja
Po mundohesh kot

Ti mos m’i ngacmo telat e mia
Se unë nuk duroj e digjem flakë
Se është hileqare dashuria
Të mbërthen, të zë në lak

Ti kërkon të qaj për ty
Nuk më dalin lotë
Ti mendon se je i vetmi
Po ka djema plot

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024