TEKSTI ORIGJINAL
Dashuria ime, je prona e te tjereve
vjedhurazi vjen dhe si hajdute prape me shkon
Thashethemet zemren tende e brengosin,
e pastaj nga dimri i syve me shtegton
Dashuria ime, perdhunshem dashuruar,
pas gjithe vijave te bardha te kesaj bote,
ti me urdher semaforesh vjen tek une
i prish puthjet e spaguan asnje gjobe
(refreni)
Ah, moj dashuria ime, je shkurtimi i jetes sime
dhe me gjate pa ty do te jetoja
frika jote e mallkuar, qe kafshon ditet e mia
gjithe keshtjellat mi kthen ne rrenoja
Dashuria ime, je prona e te tjerave,
puthja me orar, takimi me orar unik,
ti me iken maje gishterinjve, tinez botes,
sikur une vertet te isha nje armik
(refreni)(3x)
Ah, moj dashuria ime, je shkurtimi i jetes sime
dhe me gjate pa ty do te jetoja
frika jote e mallkuar, qe kafshon ditet e mia
gjithe keshtjellat mi kthen ne rrenoja