Teksti Origjinal

Sa gjera ne jetuam
e sa kemi per t’kaluar
duam te ndryshojme
ate qe s’ndryshon,
perpiqemi te themi ate qe kurre
nuk eshte thene.

perpiqemi te kthjeme
vitet qe iken, iken shkuan
perpiqemi te duam
ata qe nuk na duan.

se kam kete, e kam ate,
i kam te gjitha e s’kam asgje
se kam nje mall, e kam magji.
e kam nje kenge plot nostalgji.

perpiqemi te qeshim
athere kur duhet qare,
duam dhimbjen ne gezim ta kthejm
dhe kur e gjejme,
na duket vone.

📋 Teksti i Kartolinës

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:


Kartolina v3.1 © 2020