TEKSTI ORIGJINAL

Asht nji çik prej Peje
që po rrin ngat meje
shum e holl te beli
e me sy boj qielli

Njana nga Gjakova
prej dore se lshova
nofllen seq ma ndreqi
shpejt mbani për veti

Zemren ja dhash
asj që po lujm na bashk
zemren time ja kam fal
asaj që e kam për ball
ref

Asht nji çik katuni
hija po i ka funi
diçka n'vesh më veti
e faqen ma pshteti

me të gjitha fola
por veç nja e zgjodha
ja dash zemren time
njanes prej Prishtine

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024