TEKSTI ORIGJINAL

Dimërooo, dimëroj siç dimërova!

(hej hoo hoo hej hoo hoo hej)

Kush i la yjet pa gjumë?
Kush u çmend' e u bë lumë?
Kush e shkeli dashurinë?
Zemëroi dhe perëndinë! x2

Ku verove verën oo?
Ku vjeshtove vjeshtën oo?
as verova, as vjeshtova,
dimëroj siç dimërova! x2

Kur këndon kopeja n'male,
kur këndon burimi zallin,
të ka dashur dashuria,
të bekon dhe perendia! x2

Ku verove verën oo?
Ku vjeshtove vjeshtën oo?
as verova, as vjeshtova,
dimëroj siç dimërova! x2

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024