TEKSTI ORIGJINAL

Kam nërmen me u feju
Asnji çun s’boka për mu
Në mëhall se gjeta dot
Ka Tirona çuna plot
Në mëhall se gjeta dot
Ka Tirona çuna plot

Do mar çunin nga SELVIA
T’ketë haber ça osht dashnia
Dasmën o ja bon shoqnia
Vlon ahengu e gjullurdia

Do mor çunin nga XHAMLLIKU
Derë e modhe derë fisniku
Ndër gjithë shokët më ashiku
I bon nderet mik mbas miku

Du nji çun mos ta ketë kush
Çun i omël porsi rrush
T’jet i urtë pa pretendime
Të boj be për kokën time
T’jet i urtë pa pretendime
Të boj be për kokën time

Çunave nga KOMBINATI
Thonë 12 ju rri sahati
Nuk është fare punë inati
Që n’dashni ju ecën fati

Çunat tonë nga MEDRESEJA
Shkojnë e vijnë porsi rrufeja
Ta zenë pritën ke xhadeja
Vdesin për gocat e reja

Du nji çun o me tabon
Të menojë për babë e nonë
Mos t’ket menjen ke rakia
Ta nderoi e gjithë shoqnia
Mos t’ket menjen ke rakia
Ta nderoi e gjithë shoqnia

Çunat tonë nga ALI DEMI
Ashiqare le ta themi
Mo të mirë ndër djem i kemi
Janë për zemrën si melhemi

Do mor çunin nga SAUKU
Ti ket llafet si pamuku
Knej nga lagjia hajde duku
Çun i omël çun Sauku

Merre nji moj se na plaseee
Prit more çunoooo
Se jom me nazeee

(2 herë)
Njonit un synin ja vuna
Se Tirona s’vu për çuna
Do boj be për kokë të nonës
S’ka si çunat e Tironës

Do boj be për kokë të nooonës
S’ka si çunaaat e Tirooonës

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024