TEKSTI ORIGJINAL

Sonte të gjithë njerëzit
sikur më shohin mua
një zog i fshehur tek një pemë
me zërin tënd më thotë: “të dua”.

Një gjethe mbi sup me bie lehtë,
me dorën tënde me ngjan,
dy yje që ndrijnë në qiellin e mbrëmjes
sytë e tu më sjellin pranë.

Refreni:
Të gjithë që buzagaz tek më shihni
mos më ngacmoni ju me vështrime,
unë jam e lumtur sot dhe për këtë
me parë ju pyesni zemrën time.

Ndoshta ju nuk mund ta kuptoni
pse sytë më qeshin me kaq lumturi:
Mbrëmja që sot mban dashurinë time
më flet me portretin e tij.

Strofa e dytë:
Sonte të gjithë njerëzit
sikur më shohin mua,
një zog i fshehur tek një pemë
me zërin tënd më thotë: “të dua!”.

Ja era çapkëne në flokë më hyn
me gishtat e tua më ngjan,
kjo hënë e bukur që ndrin mbi qerpikë
sytë e tu më sjell kaq pranë.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024