TEKSTI ORIGJINAL

E po të pres, e po të pres,
E po të pres un’ shtat’ pranvera,
Streh’ve t'ftohta n’dit Pazar.

Do t’i shes, e do ti shes,
Do t’i shes un’ kpuc’t e mia,
Do t'bëhem lypsar.

E ti do t'vish, në krah me tjetrin,
T’i blesh petkat moj për martes’,
E edhe n’varr, nuk do të tretem,
Shpresa thon’ e fundit vdes.

Le t’më çojn’ ndër varre, me dajre e lodër,
Moj shkupjane e bukur, dridhe Shkup e Shkodër.
Le t’më çojn’ ndër varre, me dajre e lodër ooo…
Moj shkupjane e bukur, dridhe Shkup e Shkodër.

E po të pres, e po të pres,
Po të pres un’ buz’ Vardarit,
Jeta ime ka rën’ ngusht.

E do ta shes, e do ta shes,
Do ta shes kmishën e trupit,
N'dasmën tënde do t'vi krushk.

Eh ti buz’qesh, në krah me tjetrin,
Si n'krahrorin tim dikur,
E mos më pyt, për derte t'mia,
Shkilma syrin moj për kusur.

Le t’më çojn’ ndër varre, me dajre e lodër,
Moj shkupjane e bukur, dridhe Shkup e Shkodër.
Le t’më çojn’ ndër varre, me dajre e lodër ooo…
Moj shkupjane e bukur, dridhe Shkup e Shkodër.

Le t’më çojn’ ndër varre, me dajre e lodër,
Moj shkupjane e bukur, dridhe Shkup e Shkodër.
Le t’më çojn’ ndër varre, me dajre e lodër ooo…
Moj shkupjane e bukur, dridhe Shkup e Shkodër.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024