TEKSTI ORIGJINAL

Kuku nane fryma po m'merret
Kanga shtang loti po m'shtjerret
Cfar ka bere shqiptari i shkret
Buka e gojes larg me i dhan shteg

Bojn kuvend kur nis avioni
Jan ba numra telefoni
Po shkojne larg me nis mergimin
O ku ka mall syni per synin

Bojn kuvend para tragetit
Pse s'kane shpirt keto valet e detit
Lumturi kurr s'kemi gjetun
Prite mbas shpine na kan mbetun

Dikush shkoi fill i vetem
Gjeti pune me fillu jeten
Dhe bashkim familje bani
O tuj lan pleqte si gur carrani

Femija e Njomza mak munelle
Po ciceron si zogu ne qiell e
Dhe pse larg osht nga keto troje
Fjala shqip po i del prej goje

Lum per ty shqiptari i motres
Sado larg ti po i shkon votres
Kulle e stan ku ke lan token
O nuk i nderron me ta fal boten

Kur beqaret ne kurbet presin
Tri dite qajne e nje dite qeshin
Vellezerit tane mos t'i harrojme
Se keto lote gurin e shpojne

Pika e lotit po i thote dheut
Jemi nipat e Skenderbeut
Krenaria e vendit tone
O me u kthy kurre nuk asht vone

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024