TEKSTI ORIGJINAL

Fjala lind e vdes në buzë,
Buza fjalën e djeg shpuzë,
Fjalë e ngrohtë sa më s'ka
Që jetoj e nuk u tha:
Mama, mama, mama, mama!

Hije e vetes që më ndjek,
Ledhatim që nuk më prek,
Yll që tretet në agim,
Dashuri si një vegim.

Buzëqeshja që nuk qesh,
Ndjenjë e vdekur që nuk vdes,
Diell që dritën nuk e dha,
Loti i derdhur që s'u tha

Mama, mama, mama, mama!

Fjalë që mbeti pa portret,
Iluzion që s'morri jetë,
Përrallë që kurrë nuk u tregua,
Nina nana, që s'u këndua.

Dhe jetoj si në përrallë,
Emri yt më mbush me mall,
Malli i hidhur sa më s'ka,
Fjalë e shenjtë që nuk u tha,

Mama, mama, mama, mama!

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024