TEKSTI ORIGJINAL

Moj Shqypni e mjera Shqypni
Kush të ka qitun me krye në hi
Ty ke pas qenë nji zonjë e randë
Që burrat e dheut të thirrshin nanë

çonju shqiptar o prej gjumit çonju
Të gjithë si vëllazën me nji besë shtrëngoni
Mos shikoni kisha e xhamija
Feja e shqiptarit është Shqiptaria
Kur lidhte besën more o burri i Shqipnisë
Ja ka shti frikën tanë Rumelisë
Ooo ja ka shti frikën tanë Rumelisë mor o hej

Ooo moj Shqypni e mjera Shqipni
Ke pasë shumë të mira e shumë begati
Kur kriste pushka si me kris topi
Zogu i shqiptarit gjithmonë ma i Zoti

çonju shqiptar o prej gjumit çonju
Të gjithë si vëllazën me nji besë shtrëngoni
Mos shikoni kisha e xhamija
Feja e shqiptarit osht Shqiptaria
Kur lidhte besën more o burri i Shqipnisë
Ja ka shti frikën tanë Rumelisë
Ooo ja ka shti frikën tanë Rumelisë mor o hej

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024