TEKSTI ORIGJINAL

Diku larg perball me hasem
Ne nji kull o po bohej dasem
Nji malsor o atje n'gurbet
Po e marton o nipin e vet

Qielli hidhte bubullima
Po martohen dy jetima
Kur ka nis dasma me u nale
E jan ngrit dasmort ne kam

Ka nis nusja po derdh lot
Ka nis djali e po i thot x2

Pse po kjan moj nusja e re
Per gjini fort mall po ke
A ke prind e a ke voterr
A ke vella e ja ke moter

"Jam shqiptare me origjin e
Atje hasmi ma dogji shpin e
Bab e nan m'i paten vra e
Nuk kam tjeter veç nji vlla e

Morri rrugen gurbetli
Ku e kam vllaun nuk e di" x2

Edhe vet si ti malsor
Qysh pes vjet o jetim i gjor
Flaka shkoj çati n'çati
Shpin ma dogji hasmi i zi

Nan e bab m'i vran te dera
M'lan ni moter veç tri pranvera
Krejt po m'duket sot me vaje
Syt e tu mu si syt e saj

Kur u rrita e kerkova
Kurr s'e gjeta hupi koha x2

"Moter zeza te paskam vlla"
Motra ime mos kjaj ma
Lot gezimi kan vershue
Gati zemrat u kan pushue

Merrni vesh ju dasmorie
Miq e shok e gurbetlie
Mirseerdhet por ndigjoni
Nuses kang ma mos i knoni

Hasmit therra i mbift ne voterr
Nusja e dhandrri o vlla e moter x2

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024