TEKSTI ORIGJINAL

Ç’u ngrita me natë-e
shkova te burimi
lava sytë e zezë-e
me ujë trëndafili
ç’më humbi sahati
ç’më mbeti zinxhiri

Më humbi sahati
më mbeti zinxhiri
mos qaj vajzë e vogël
se ta gjen bandilli

Bandilli më ftoi
një ditë në krua
malli seç më mori
për buzët e tua

Zogjtë që po shkojnë
e po ligjërojnë
me kengën e tyre
neve na gezojnë

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024