Teksti Origjinal

Fol njiher moj shtatselvi
Dil në derë o moj goc
Të shof syt e zi

Dil në derë o moj goc
Të shof syt e zi

Dil njiher se m’zuni halli
Në pranverë o moj goce
Do t’marri malli

Në pranverë o moj goc
Do t’marri malli

Kam dëshirë të fal nji kujtim e
Xhevahire moj goce
Me mallëngjime

Xhevahire moj goce
Me mallëngjime

Një peshqesh për dashurin e
Një buzqeshje moj goce
Për bukurinë

Një buzqeshje moj goce
Për bukurinë

📋 Teksti i Kartolinës

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:


Kartolina v3.1 © 2020