TEKSTI ORIGJINAL

O kur ke qenë njiher e re
N'ty kam pas marak
O je e bukur se ke le
Shtatin si bajrak

O je e bukur se ke le
Shtatin si bajrak

O n’bahçe tina tu t'menu
Menja m’rrin ke ti
O zemra ime asht idhnu
Si t’ja boj s'e di

O zemra ime asht idhnu
Si t’ia boj s'e di

O mjerë atë që e zen maraku
Unë vet e kam provu
O mori lule kuq si gjaku
Syt vetllat t’i du

O mori lule kuq si gjaku
Syt vetllat t’i du

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024