TEKSTI ORIGJINAL

O në bash t'qefit e t'muhabetit
Se ç’u bosh o marak o në Ty
O cilën deshe njate të pruna
Më shikjo goc njiher me sy

O cilën deshe njate të pruna
Më shikjo goc njiher me sy

O durt e tuja si bukuria
Edhe gishtat si qelibar
O shum gëzim o ç'i ka beqari
Si bilbilat o në behar

O shum gëzim o ç'i ka beqari
Si bilbilat o në behar

O floku jot o si pen' e korbit
Që s’peshohet o me derhem
Oj natë e ditë o po i lutem Zotit
Që t'më vish në konakun tem

Oj natë e ditë o po i lutem Zotit
Që t'më vish në konakun tem

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024