TEKSTI ORIGJINAL

O, në pleqni ç'më zu belaja
Si t'ja baj hallit s'e di!
O si n'rini më zu sevdaja,
Plaç mor plak se s'je i ri

Refreni:
Moj dashni moj hileqare
T'këndojn' pleqt e Krujës ty
Ti gjith botën e gëzove
Pse s'na ban dhe ne të rinj?!

Jam ashik, zemra m'merr dallge
Tash në moshën e pleqnisë
O larg prej meje oj bela
Ka hik mosha e ashknisë.

Refreni:
Moj dashni moj hileqare
T'këndojn' pleqt e Krujës ty
Ti gjith botën e gëzove
Pse s'na ban dhe ne të rinj?!

Sa e rand qenka sevdaja
Kush e ka provu e din'
Gjith' ma mirë asht' fukaraja
Se meraku në pleqni

Refreni:
Moj dashni moj hileqare
T'këndojn' pleqt e Krujës ty
Ti gjith botën e gëzove
Pse s'na ban dhe ne të rinj?!

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024