TEKSTI ORIGJINAL

Krajl Nikolla

O krajl Nikolla na`v qu ne kam
Llaf me t`shoqen krajli po bane...

Llafo me t`shoqen krajli o po ban
Kërkun shoqin per krajl se kame….

Se kam shoqin ne malë te zi
Du o me marrë Plaven me Gucie….

Edhe Shkodreno me malësi
Marr Kosoven me Shqiptarie…..

O Kosoven me Shiptari
Pe bashkoj me malo te zieee…..

O shka i foli shoqja krajlit
Si ke njoft t`part e shqiptarit…..

Ooo me pa njofto Oso Kuken
Plotë me gjako ta lan trupin……

T`pat que trupa Potgorica
Me çelik tu pat mshel granica….

Krajl nikolla a idhnu
Dorën n^shok ai e paska que…

E qoj doren thiken me nxerrë
Don Mileven t`shoqen me therre...

Kopilane ish kano Mileva
Shpejt i hanger ajo fjalt e veta….

O nale doren o krajl Nikolla
Përmahi k`to fjalë ti fola.....

Se t`jet hatri su kujtova
Tokë e ligë kjo Cërrnagora….

Toke e ligë boll Cërrnagora
S`mahet poplli me kërkolla…..

Se unë mirëtha për ty pe di
Kërkun shoqin për krajl s`ma ki

Kërkun shoqin për krajl s`ma ki
Lumja unë o qe t`kam ty eee…

Shoqja krajlin e ka mashtru
Thiken n`mell o e paska l`shue...

Mark Milanit ju ka ngërmu
Krejt e paro shpejt poj duee.....

Krejt e paro ja paskan qu
Ka nis mreti o mej kallxu..eeee…

O shka u foli krajli aty
O sokola t`malit t`zi…eeee…

Du me marrë Plaven me Guci
Edhe Shkodren me malësi…eee..

O Kosovën me shiptari
E bajshkojm me Malë te zieee......

Me Malë t`zi don me bashku
Mark Milani o n`kam o que

O i tha krajlit a pom ngon mu
S`na bjen mirë o me luftue…..

Kollaj asht shiptart mej mashtru
Veq do pare me naj tubueee….

O n`Stamoll mretit me ja qu
Pa luftë venin ka me naj l`shue.....

*********
Ooo pare t`madhe o kan tubu
O te deti ja afru
O te deti jan avi
Kokan hipo meì gjemire
Ooo pra sa shpejt n`stamoll kan mrriiiiii……..

**********

O n`stamol krejt kur po shkojn
mreti para u paska dal
O mirë poj pret mrena poj qon
Muhabet ka nis po u ban
Dikur krali i paska folë
A s`na vet mren pse t`kem ardhe
O s`na vete i tha zotni
Përçka mrena ta kem msy
Ej….na e kem lutjen te ti
L`shona Plaven me Guci
O jepna Skodren me malësi
E Kosoven bitevi
Se jem qellu n`gat me kufi
Fjalë po bajn kjo çobani
Ooo…s`du me pas kurr luftë me ty……..
**********
O me ty z`du o me luftu
e dukat sa t`muni me qu
O mejher mreti a mashtru
O shka i foli mreti kralit
Sante kem naten bajramit
Neser vijn krejt e shiptarit
Të gjithë krejt o kann me ardhë
Unë me ta dert do ta baj
O ooo… paj nere t`vogel s`do tu l`shoj…….

************

O..janë ardhë krejt e shiptarit…oooo…
Bajn përhajr diten bajramit
Përhajr diten o po jav bajn
Ka nis mreti o po kallxon
Krajl Nikolla k`tu asht ardhë
Krajl nikolla i malit t`zi
Pe lyp Plaven o me Guci
Edhe Shkodreno me malësi
E Kosoveno bitevi
Oooo…..po i des uni ai mali zi…….

**************
O .. Mali ka me`u sunue
Veq dukat sa t`muni me que
O ata krejt kokan mashtrue
Ata krejt mashtru jan kan
Tangatjeta i thanë sulltan
Na s`ta prishim o urdhnin tan
O përhajr venin ja bajn
Ali pasha burrë azgan
Ali pasha prej Gucie
Jo s`po lujka prej karrike
Prej karrike s`paska lue
S`muj atëdheuno kurr me l`shue
Ooo…parja e krajlit o s`um vyn mu
Shumë shiptar jena qillu
Ooooo......ma të parë um kann zgedhë mu
O s`kam pej tyne o ku me shku...eee......

*****************

O i thotë Alia o sulltan
N`desh me`u nerë jepja venin tan
Ooo...venin tem s`muj me dhane..eee..
Dhe k`to fjalë ja thotë Alia
Ej ...per pa metë shipria n`çika…

O kurr te na nuk sunon Nika………
************
Ooo ... Ali pasha mirv po flet
Shiptar veti kush i thet
O mos ta l`shon venin e vet
Krajl Nikolla ikë sa shpejt
Krajl Nikolla ai tha se diti
Se shiptari venin s`ja shiti
O n`malë t`zi u kthy e iki
Me shiptar luften e nisi
Krejt asçerin n`luft e myti
Gja s`fitoj vetin e fiki......
Ooooo…..Fjala e t`shoqes dallash ja qiti……..

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024