Teksti Origjinal

{Intro: Oooooooo, oooooohhh)}

Dy male i ngjiten malit
Dhe një natë të metë von'
Dy vëllezër dorë për dore
lule e parë vënë kurorë
(ooooooooo oooohhhhh)

Ref:Përqafuan njëri-tjetrin
Kujt ja lan' amanetin
Kush i çoi haber te gjores
Lule ooo djemt e dëbores

Mbylli syt' e zemrës nëna
Ndiqte djemtë o hap pas hapi
Lutej diellit edhe hënës
djemave u ndihmofte fati

Nuk ndriçonte dritë e hënës
Atë natë të zezë dëbore
Ngrin e ngrin djemt e nënës
Dhe u bën përmendore

Ref:Përqafuan njëri-tjetrin
Kujt ja lan' amanetin
Kush i çoi haber te gjores
Lule ooo djemt e dëbores (2x)

📋 Teksti i Kartolinës

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:


Kartolina v3.0 © 2020