TEKSTI ORIGJINAL

[Myfarete Laze]
N'ty men'oj kur agon drita,
kur bylbylat mallshëm knojnë.

[Sidrit Bejleri]:
N'ty menoj kur soset dita,
terri botën kur e mbulon.

[Bashkim Alibali]:
Veçse ty shoh un' në andërr,
dhe se ty quet t'kam n'mendim.

[Sabahet Vishnja]:
Ndër t'vështira ti m'je çandërr,
për ty lehtë m'vjen çdo ndëshkim.

[Refreni]:
Oh dhe hana do ta dijë,
edhe dielli do t'ketë pa,
se përqark k'saj rrokullie,
si Shqipnia ij ven' nuk ka.
Zoti n'qiell e na mbi tokë,
me gjithken' vllazën e shokë.

[Rosela Gjylbegu]:
Pa ty lules s'm'i vjen era,
pa ty pema fryt nuk m'bjen.

[Ervin Bushati]:
Mu' pa ty nuk m'del pranvera,
pa ty dielli nuk m'shkëlqen.

[Dorina Garuci]:
Eh sa t'mundem me ligj'rue,
e sa gjallë me frymë unë jam.

[Të gjithë]:
Kurrë Shqipni s'kam me t'harrue,
dhe në vorr me t'përmen' kam.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024