TEKSTI ORIGJINAL

Vjen një ditë jep llogari, gjith fëmit para dot vijn
Para dalin tuj kërku, bab e nën ku mi keni qu. (2X)

Zoti fëmit i sheh tuj qa, Xhebrail qka është ky zë
Zoti im Ti mirë e din, fëmit kërkoj prindërit. (2X)

Zoti tha ja Xhebrail, qoj n'Xhennet ata të hyjn
Xhebraili po thërret, hajdeni t'ju qoj n'Xhennet. (2X)

Fëmit në Xhennet nuk po shkojn, pa i pa bab e nën
Në Xhennet ne me pushu, prind e ton me u dënu (2X)

Ne i duam bab e nën, pa i pa ata nuk shkojm
Bab e nën sjan sikur ju, kan bë pun me u dënu. (2X)

Fëmit po thërrasin me një zë, me fal Zot Ti bab e nën
Tuj qa me lot bëjn rigja, na bashko Zot me ata. (2X)

Zoti Rahmet aty lëshon, Xhebrailit zë i bën
Të gjithë ata i kam fal, qoj në Xhennet përgjithmon. (2X)

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024