TEKSTI ORIGJINAL

Unë një ditë me tebeshir,
Në stacionin tonë të lagjes,
Zhgarravita emrin tim,
Në urbanin e unazës.

Shpejt gabimin e kuptova
Dhe u nisa për ta prishur,
Por më kot, më kot vrapova,
Autobuzi ishte nisur.

Refreni
Autobuzi shkon kudo,
Emrin tim e mban mbi shpinë,
"Ja Mirela - thotë kushdo,
Paska bërë sot një gabim". X2

Unë u nisa te stacioni,
Që të shoh prapë emrin tim,
Por kur erdhi xhaxhi shoferi,
e kish fshirë gabimin tim.

Refreni. X4
Autobuzi shkon kudo,
Emrin tim e mban mbi shpinë,
"Ja Mirela - thotë kushdo,
Paska bërë sot një gabim". X4

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024