TEKSTI ORIGJINAL

(70-vjetori Vace Zeles)

O fort po ndrit ai diell
Dhe burimi kenget lugjeve mi percjell
O fort po ngroh ai diell
Edhe trimat neper mend mi sjell ti perkdhel
Nga ky diell I kohes sime
Ndrisin shekujt nder agime
Edhe pushka e shqiptarit zjarr flakeron

Po ku ka si ti o Shqiperia ime
O fisnikja permbi gur
Rrjedh ne kenge e ligjerime
Balle larta me flamur

Hej fort po bien ai tel
E lahuta tingujt I con larg I percjell
Hej fort po bien ai tel
Edhe trimat neper mend mi sjell ti perkdhel
Nga ky ze I kohes sime
Flasin shekujt me gjemime
Edhe krisma e shqiptarit vjen brez me brez

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024