TEKSTI ORIGJINAL

Plaku im gazetën e lexon,
Flet' për flet' me dro e shfleton,
Situata politike e brengos,
Në mënyrën e vet' shpesh e komenton,
Bot' e rrejshme qenka kjo.

Taf Kusuri fazanat i rreshton,
Në faqen tjetër viktimat figurojn',
Që të mos jet' zi e ma zi,
Rokerët këndojn' për Etiopi,
Për Etiopi.

Dollari shkrihet në municion,
Qindra fëmij', uria i kaplon,
Njëri buzqesh', tjetri vajton,
Kjo ësht' e përditshmja jon'.

Të ngopurit, t'uriturit s'ja beson,
Historia kët' na e dëshmon,
Sik, hindus, çifut, musliman,
Të gjith' ne zihemi në një kazan,
Dhe vdesim për ideal.

Palestina heronjët i vajton,
Agresori eprorët i dekoron,
Mister Regan, Tavarish Gerbatçov,
Ardhmëria asgjë nuk premton,
Nëse kshtu vazhdon.

Dollari shkrihet në municion,
Qindra fëmij', uria i kaplon,
Njëri buzqesh', tjetri vajton,
Kjo ësht' e përditshmja jon'.

Dollari shkrihet në municion,
Qindra fëmij', uria i kaplon,
Njëri buzqesh', tjetri vajton,
Kjo ësht' e përditshmja jon'.
Kjo ësht' e përditshmja jon'.
Kjo ësht' e përditshmja jon'.

La-la-la...

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024