Teksti Origjinal

Kam një lot m'pikon si ar
se ne shekuj jam shqiptar
e kur malet i mbuloj bora
për atdhe kënges ja mora

Ref.

Rreh si zemër qiftelia
është Kosova është Shqipëria

Është një qiell qe na bashkon
e një djep qe na burrnon
është një gjuhë qe e flasim tan'e
e një toke qe e thërrasim nan'ë

Ref.

Xhamadani vija vija
është Kosova është Shqipëria

Rruges sime per Shqipëri
me ka percjell ai Drini i zi
e u nisa për me ardh'e
por si vala e Drinit t.bardh'e

Ref.

Bjen lahuta e sharkija
o sa e madhe është Shqipëria

📋 Teksti i Kartolinës

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:


Kartolina v3.1 © 2020