Teksti Origjinal

Dy tupana o more n`der te kulles
Ni za burri n`tel t`lahutes
Erdhen krushqit o martohet bija
Pershenesin o pushk e sharkia
S`pushon pushka o more n`krejt Drenicen.
pe qojm nuse oo' shote galicen
Shota rrin o n'kal gjith nur
Ball deshmorve o more ni flamur
1000 krushq o me nuse vin
1000 pushk o mi supe u rrine
Kapercejn o grykat dhe malet
Bin tupanat o more kanga s`nalet.

ooo 7 varruem o more n`jatagana
Gjokset mushun o more me nishana
Shota erdh o e qeshet kulla
Azem Bejta o po rrin me burra
Trupi i Shotes o si shtiz flamuri
Sy per plakun oo ne flak baruti.

Shota veshi o tirq galana
Nuse malev o more ne luft me krajla
S`rrin mej knu o djepit te shpija
Po e thrriste o more nan lirija
Mori pushk o me rrethatore
Per me i kthye malet n`llogore.

Syt e saj o shendrit lirije
Pushka i knojke o more kang trimnije
Palos krahet o si t`shqiponjes
Kanga e burrav o te Kosoves.

1 lahut o me kang kreshnike
ja u la kohrav o more heroike
Knojn me ta brezat qe vin
OOO more i knujm Shotes
O more heroin.

📋 Teksti i Kartolinës

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:


Kartolina v3.1 © 2020