TEKSTI ORIGJINAL

Fletë e bardhë dhe një laps i zi
në dhomë një shtrat aty një njeri
rrin i shtrir sa e ëmbël ëndërra
gjumë i rënd e në ëndërr kënga

Në këtë botë lindë pa dëshirën tënde
si t'gjithë të tjerët para dhe pas teje
bredhë andej e këndej ishte ditë e hënë
vrapove bashkove babë dhe nënë

Nuk të lë kur bën ftohtë
me ty jam kur është ngroht
kur ti qan unë jam lotë
në këtë dhe atë botë

ref.2x
Hapi sytë e mos i mbyll
ti je dritë e unë jam yll
kur ti qesh unë jam zë
hapi sytë se nuk të lë

Derë e mbyllur dhe një mur i lart
një kopsht i feshur i gjërë dhe i gjatë
në prag të derës bari i ka zën
në mur merimangat jetat i kanë dhën

Fjalët humbën në erën e leht
shumë të dua në këtë natë të qetë
dëshirë e mbyllur në arkën e vjetër
dot të dua gjer në botën tjetër

Nuk të lë kur bën ftohtë
me ty jam kur është ngroht
kur ti qan unë jam lotë
në këtë dhe atë botë

ref.2x
Hapi sytë e mos i mbyll
ti je dritë e unë jam yll
kur ti qesh unë jam zë
hapi sytë se nuk të lë

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024