TEKSTI ORIGJINAL

Nganjiher bien Tupanat lajmerojn dikush ka festë
Nganjiher bien këmbanat lajmerojn dikush ndrroj jetë.

Nganjiher me Defa e Dajre me gezim dikush feston
Nganjihere nga Minaret lajmerojn dikush po shkon.

Se keshtu gjithmon do te jet kjo botë nganjiher veq Gezim nganjiher veq lot.

Ref: Nji ditë do te bin Këmbanat do te lajmerojn Minaret un e di un e di se kam me shkuu nuk do te jem ketu me ju..
Dej ateher le te bien tupanat le te bien Defa e Dajre un po du po du sonte me vallzu sa te jem gjall po du me u gzu!

Nganjihere Pikon loti nga dhembja dhe pikëllimi
Nganjiherë na ndihmon Zoti pikon loti nga gezimi.
Nganjiherë lule mledhim per Festa e per Gezim
Nganjiherë lule hedhim mbi varre me pikllim.

Se keshtu gjithmon do te jet kjo botë nganjiher veq Gezim nganjiher veq lot.

Ref: Nji ditë do te bin Këmbanat do te lajmerojn Minaret un e di un e di se kam me shkuu nuk do te jem ketu me ju..
Dej ateher le te bien tupanat le te bien Defa e Dajre un po du po du sonte me vallzu sa t' jem gjall po du me u gzu! 2x

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024