TEKSTI ORIGJINAL

Se ç'mu dogj kjo zemer shkreta
N'at gurbet te zi
N'terr e n'zi mu m'kaloj jeta
Ju o shokt e mi

Ref...x2
Qaj oj zemer e mos pusho
Digju digju shpirti im
Se dit dhe nat po tretem ne vaj
S'kam njeri o hallin t'ja qaj

Hej zemer moj

M'ka marr malli per nanen time
Ju o shokt e mi
Qe m'ka rrit me shum mundime
Veç ta shoh me sy

Ref...x2
Qaj oj zemer e mos pusho
Digju digju shpirti im
Se dit dhe nat po tretem ne vaj
S'kam njeri o hallin t'ja qaj

Hej zemer moj x2

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024