TEKSTI ORIGJINAL

GOLD AG:

Një SHQIPNI komb e kam, djal prej Drenice jam.
Trojet tona more shka, s`ka armik qe na sundon.
Vjen Bedria me Aben po thirr o Baca Adem!
Pritum Atdheu jem, vi t`jap Gjak prej zemres tem!
Me tortura jena rrit, e ket dit e kena prit.
Moti fjalen ta kom dhan o Flamur s`kam me t`korit
Se plumi i armikut, kurr s`ma bjen deken.
Se gjithmon jam i gjall, për Atdhe kur e jap jeten.

Për ty KOSOVA Nanë, unë u ktheva prej mergimit.
Ma ruj o vlla idealin, deri diten e bashkimit!
Drejt nga Kosmaqi flakë, u kall Galica.
Po luften se nali Dukagjini e Drenica.
Largoj serbi kta korba faqezi !
Se përveq ZOTIT n`qiell, kujt me iu tut nuk di.
Lufton Shqiponja se s`tremet me bisha.
Jam vlla Bedri Shala, ku je Bekim Berisha?

Ref 2x: Hysni Klinaku

Ruaje FLAMURIN vlla
Sot se neser bahet vonë.
Ngjyren mbrenda që e ka
E ka skuqur Gjaku jonë.

GOLD AG:

Luftën se nali kurr, përhajr kjo darsëm.
Nuk ta di tutën, se moti t`kam hasem.
Mledhi çetniktë se ja dijm ato zanate
Plumi jem t`përcjell deri kur t`nisni n`karpate
Kangen se nalim e Kufijt i qendisim
Lulet n`pranver na me Gjak i ujisim
Jena t`pathyeshëm kur t`dalim n`betejë
Kështu lufton Shqiponja n`Prekaz e n`Pejë.

Mbahu moj loke për ne mos maj zi
Se veq burrat desin për t`shtrejten LIRI
Valo FLAMUR i Lir n`ket Atdhe
Je simboli ma i shtrejt që jeton mbi dhe.
Bijt e KOSOVËS për ty marrin hak
E ngjyra e jote po skuqet me gjak
Luftojm për ty që mos t`humbesh kurr,
Ty jeten ta fali, MA I MIRI FLAMUR!

Ref. 4 x Hysni Klinaku

Ruaje FLAMURIN vlla
Sot se neser bahet vonë.
Ngjyren mbrenda që e ka
E ka skuqur Gjaku jonë.
***********************

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024