TEKSTI ORIGJINAL

Hew-G [Rapture]
Prej ditës që tkom pa, rahat, skom mujt me nejt,
natën kur boj me ra ngjum, edhe n'andërr tsho tuj flejt,
po munohna met ardh ngat, po, nuk po kom guxim,
mendoj kohën me ty, që të kem në përqafim.

Erdh dita me kan bashk, kët sen zoti ma plotsoj,
thojsha vetmeveti kurr për jet nuk e tradhtoj,
nëse bohësh ylli jem,- une tbohna qielli jot,
ti më the se nuk tlo vet, fjalt e tua ku jan sot.

U largove hiq pa fjal, fjalën lamtumir sma the,
e kuptova shum von, se mpaske mashtru deri dje,
ok zoti ty ta kthen, ket sen, mos e harro,
tlutna shko e mos u kthe, e prej mendjes mu largo.

Une jetën e wazhdoj, edhe pa ty un jetoj,
largohu tash nga un, prej zemre pot përjashtoj,
veq ni sen, po ta thom, dije kthim,- mo nuk ka,
tash muj veq met përshëndet, lamtumir prej meje pra.

(2)Ref.
Tash rri n'vetmi dhe për ty mendoj.(ku je ti)
Tash s'mundem kohen ta kaloj.(ku mbete ti)
Ku jee...

B-Master [Rapture]
Nga vuajtjet morra mesim me dashuru qenka zhgenjim
ti je kon princesha ime, nzemrën tem solle dëshprim,
Pse fati na bashkoj kur na nuk mujm me kan bashk,
Bojshe be n'emrin tem se me ty do jeme çdo qast,

U mundova met pas ngat, po përpjekja ke e kot,
po Jom msu me vuj gjithmone e ky sen um bon mat fort
E kuptova shum von se çdo Premtim qenka veq Fjal !
tash pe wërtetoj, se sa tradhtare mpaske dal.

E Pranoj tkom dasht, ke ni ndjenj që se harroj.
deri dje ty t'thirrsha zemër, e sot nëpër lot udhtoj,
se Dhimbja e se Djeshmes, do te jete Forca jem Neser!
po sot un nuk të kam pran, ty tpërqafon dikush tjetër.

Po vazhdoj un me buzëqesh, edhe pse me zemer thyer...,
weq një dit i bjen pishmon, e kërkon për të mu kthyer,
kët sen që përjetova tash po e shkruj nletër,
nzemrën tem kjo ka me met weq një kapitull i wjetër.

(4)Ref.
Tash rri n'vetmi dhe për ty mendoj.(ku je ti)
Tash s'mundem kohen ta kaloj.(ku mbete ti)
Ku jee...

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024